Insajderi
Lajme

Bebet e para në Shqipëri janë binjakë, Rama: Erdhën me këmbën e mbarë

Insajderi
01 January 2025 - 12:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bebet e para në Shqipëri janë binjakë, Rama: Erdhën me këmbën e mbarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Viti 2025 ka nisur ndryshe këtë herë, pasi bebet e para që erdhën në jetë janë binjakë.

Lajmin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se binjakët kanë ardhur me këmbën e mbarë.

Ares dhe Rajd erdhën në jetë sapo akrepat e orës kanë shënuar 00:00.

Lindja është realizuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“ÇFARË VITI FILLOI😍😍

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00🫶

GËZUAR❤️”, shkruan Rama në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark