Bedri Elezi ngre alarmin: 7 zyrtarë të AKI kanë pasaporta të Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Elezi ngre alarmin: 7 zyrtarë të AKI kanë pasaporta të Serbisë

    Insajderi
    13 February 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka ngritur dyshimin se shtatë zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë pasaporta të Serbisë.

    Elezi këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ndonëse ka shtuar se s’ka konfirmime zyrtare për procedurë ligjore ndaj tyre.

    “Dyshimëve për 7 zyrtarët e AKI-së, të cilët kanë pasaporta të Sërbisë duhet të sigurohet epilogu.
    Sipas ligjit për AKI-në, zyrtarët e sajë, përkatësisht punonjësit e sajë nuk kanë të drejtë posedimi të shtetësive të tjera, përpos asaj të republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

    “Përkunder faktit se Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka bërë përpjekje serioze në lidhje me këtë rast, akoma nuk kemi konfirmime zyrtare se po zhvillohet procedur ligjore ndaj këtyre personave apo mekanizmave mbrena AKI të cilat kanë detyrë të trajtojnë këto raste”.

    “Fakti se këta persona kanë marrë pasaporta të Sërbisë, mund të ushtrojmë dyshime se të njetit mund të i shërejnë intelegjecës sërbe”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark