Insajderi
Lajme

Dega e PDK’së në Gjakovë anulon të gjitha aktivitetet në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve

Insajderi
02 February 2025 - 14:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dega e PDK’së në Gjakovë anulon të gjitha aktivitetet në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale për sot.

Këtë lajm e dhënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili tha se në këto momente zie, bashkëndjejnë me familjet e viktimave, që po përballen me një dhimbje të madhe.


“Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Beqa në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark