Insajderi
Lajme

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Insajderi
04 June 2026 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për pritjet gjatë takimeve në të gjithë vendin.

Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimin përmbyllës të së shtunës, duke potencuar se “Kosova do të ndryshojë”.

Hamza ka theksuar se, sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga PDK do ta trajtojë arsimin si prioritet, duke vendosur në qendër rininë e Kosovës dhe zhvillimin e saj profesional.

“Të dashur qytetarë, zyrtarisht kemi hyrë në tri ditët e fundit të fushatës zgjedhore. Dua t’i falënderoj çdo qytetar që na ka pritur anë e mbanë vendit. Andaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët në takimin përmbyllës të shtunën. Kosova do të ndryshojë, do ta ndryshojmë ne”, tha Hamza.

Ai ka premtuar investime në digjitalizimin e sistemit arsimor, pajisjen e nxënësve dhe mësimdhënësve me teknologji moderne, si dhe zhvillimin e aftësive digjitale që në moshë të hershme. Po ashtu, ka thënë se arsimi profesional do të lidhet më ngushtë me tregun e punës.

“Qeveria e udhëhequr nga PDK do ta trajtojë arsimin si prioritet… Në qendër të vizionit është rinia e Kosovës, potenciali më i madh që ka vendi ynë. Detyra jonë është t’u japim atyre mundësi ta ndërtojnë karrierën e tyre. Do të investojmë në digjitalizimin e sistemit arsimor. Nxënësit dhe mësimdhënësit do të pajisen me teknologji moderne dhe do të mësohen aftësitë digjitale që nga mosha e hershme. Arsimi profesional do të jetë i lidhur me tregun e punës”, tha Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark