Insajderi
Lajme

Bedri Hamza fton qytetarët në tubimin përmbyllës të PDK-së në Prishtinë: Bashkë i japim fund krizës

Insajderi
06 June 2026 - 14:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza fton qytetarët në tubimin përmbyllës të PDK-së në Prishtinë: Bashkë i japim fund krizës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, Hamza ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen PDK-së në tubimin e fundit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe dalje nga kriza.

“SONTE, në orën 20:00, ju presim në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ejani të gjithë! Bashkë i japim fund krizës. Bashkë e ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.

PDK po e përmbyll fushatën me sloganin “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark