Insajderi
Show

Bedri Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin: Këtu përfundon komunikimi ynë

Insajderi
04 March 2026 - 22:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin: Këtu përfundon komunikimi ynë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për komunikimin e fundit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tregoi se ka zhvilluar një bisedë të fundit me Kurtin, në të cilën e ka njoftuar për qëndrimin e tij pas përpjekjeve të deritanishme për bashkëpunim.

Sipas Hamzës, komunikimi mes tyre nuk ka sjellë rezultat konkret, pavarësisht diskutimeve dhe veprimeve që janë ndërmarrë deri më tani.

Ai tha se me këtë bisedë është mbyllur komunikimi mes tyre për këtë çështje, duke ia lënë Kurtit që të vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, siç u shpreh, “me të tjerë”.

“Unë e kam informuar sot, në komunikimin tonë sot, të fundit, e kam informuar që kjo çka kemi biseduar deri tani, të gjitha veprimet që i kemi bërë, nuk kanë rezultuar me sukses, këtu përfundon komunikimi ynë, unë të dëshiroj sukses ta zgjedhësh presidentin me të tjerët”, tha Hamza në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark