Insajderi
Lajme

Bedri Hamza lë prapa kandidatët tjerë për kryeministër, del më i pëlqyeri brenda elektoratit partiak

Insajderi
19 February 2025 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza lë prapa kandidatët tjerë për kryeministër, del më i pëlqyeri brenda elektoratit partiak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bedri Hamza në raport me kandidatët e tjerë për kryeministër ka dalë më i pëlqyeri përbrenda elektoratit partiak.

Të paktën kështu thotë një statistikë e publikuar nga analisti Albert Krasniqi, ku ka llogaritur pëlqyeshmërinë e kandidatëve për kryeministër brenda elektoratit partiak.

Hamza është kandidati më i pëlqyer, duke qenë se është votuar nga 74 % e atyre që e kanë votuar PDK-në në zgjedhje. Kurti renditet i dyti me vetëm 65 %, i ndjekur nga Abdixhiku me 64 % dhe i fundit Ramush Haradinaj me 55 %.

“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka shkruar Krasniqi në postimin në ‘Facebook’, ku ka publikuar këto statistika. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark