Bedri Hamza nga Mitrovica: Koha është tash, do ta çojmë amanetin në vend – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza nga Mitrovica: Koha është tash, do ta çojmë amanetin në vend

    Insajderi
    30 January 2025 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në fjalimin e tij para përkrahësve në Mitrovicë, ka thënë se PDK-ja ishte ajo që filloi luftën çlirimtare.

    Hamza tha se me PDK-në në qeveri, kanë ndërtuar autostrada, e tash është koha të vazhdojnë bashkë.

    “Filluam këtë rrugëtim me luftën çlirimtare të UÇK-së, me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me themelimin e institucioneve nga Bajram Rexhepi, me shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e aleancave me Amerikën dhe Evropën. Ne ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara sërish bashkë! Sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është edhe më e madhe se sfidat”, tha Hamza.

    “Me ju, jo vetëm që do ta çojmë amanetin në vend, por do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-të dhe Evropën. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën, koha është tash!”, tha ai.

    “Do ta kemi një standard të ri në politikë, një qeveri të re. Një qeveri që punon dhe që mban fjalën. Prandaj, qysh në muajt e parë të qeverisjes, do t’i rrisim pagat në sektorin publik për 50%”, tha Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark