Insajderi
Lajme

Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%

Insajderi
22 January 2025 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga PDK Bedri Hamza, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.

“Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë. Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar Hamza.

Hamza sot ka tubim të madh me biznese dhe do të ketë vizitë edhe në një biznes të madh që eksporton jashtë vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark