Bedri Hamza premton rritje të pagës për këto kategori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza premton rritje të pagës për këto kategori

    Insajderi
    04 April 2024 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka dhënë premtime të mëdha. Thotë se do t’ua rrisë pagat, mjekëve, arsimtarëve, profesorëve, policëve e edhe shërbyeseve civil, shkruan Insajderi.

    “Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrëfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqënien për vete dhe familjet e tyre”, u shpreh Hamza.

    “Për shkak të inflacionit shumë vështirë ata e mbyllin muajin. Paramendoje fundin e muajit me këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe produkteve bazë”, ka thënë ai në rtv Dukagjini.

    I pyetur se ku do t’i marrë paratë për t’i rritur pagat, ai është përgjigjur duke thënë se “Aty është faji im, është specializimi im”.

    Ai është shprehur se nga të gjithë ministrat e Financave, ai ka pasur raportet më korrekte me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark