×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë

    Insajderi
    04 April 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë

    “E kanë degradu procesin, dhimbja më e madhe e krejt kësaj është që nuk ka njohje të ndërsjellë, nuk ka garanca për njohje të pesë vendeve të BE-së, s’ka garanca për NATO. Kur nuk ke njohje të ndërsjellë me Serbinë është shumë problem anëtarësimi në OKB”, ka thënë Hamza.

    Ai është shprehur se e di që dialogu Kosovë – Serbi nuk është një temë e lehtë dhe popullore.

    “Gjithë liderët politikë dhe institucional që janë marrë me këtë temë sigurisht që për asnjërin prej tyre nuk ka qenë pozitë e lehtë. As për z.Thaçi, as për z.Mustafa, në kohën e z.Haradinaj ka pasur një stagnim në çështjen e dialogut, dhe po del që as për z.Kurti”, ka thënë kandidati i PDK-së për kryeministër në “Debat Plus”.

    Tutje ai ka theksuar se si rezultat i zhvillimeve të fundit njohja reciproke dhe ajo e ndërsjelltë nuk është në tavolinë

    “Mirëpo qëllimi final i dialogut ka qenë njohja e ndërsjelltë, njohja reciproke. Kjo ka qenë e theksuar qartë në të dy letrat e presidentëve amerikanë, edhe e presidentit Trump edhe presidentit Biden. Si rezultat i zhvillimeve të fundit, njohja reciproke dhe e ndërsjelltë nuk është në tavolinë”, ka shtuar Hamza.

    Ai ka thënë se vendimi i BQK-së për dinarin ka qenë legjitim, por sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i lë në befasi partnerët ndërkombëtarët.

    Hamza tha po ashtu se duhet të shihet edhe koha e zbatimit të ligjit në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi t’i planifikojnë hapat e tyre.

    “Nuk kem nevojë t’i surprizojmë partnerët, të bëjmë veprime pa një plan të qartë, duhet me gjetë momentin kur duhet të ndodhin vendimet. Në bazë të asaj cka vërehet, dhe cka ka ndodhur pastaj, shihet që ka qenë vendim si shumica që është dashtë të diskutohet prezantohet, dhe jam i vetdishëm, që vendimet janë sovrane, ligji duhet të zbatohet, dhe duhet të zbatohet sa më mirë, duke pasur në konsideratë edhe kohën e zbatimeve, që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë planifikimet e tyre dhe të mos vendosen në situatë të pakëndshme”, tha Hamza

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark