Insajderi
Lajme

Bedri Hamza tregon përgatitjet që po bëhen për marshin e 17 shkurtit

Insajderi
14 February 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza tregon përgatitjet që po bëhen për marshin e 17 shkurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shpërndarë një video ku shihen duke u bërë përgatitjet për marshin e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Ai krahas pamjeve të shpërndara në Facebook shkruan  se pankartat janë bërë gati për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.

“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark