×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bedri Maçastena për refuzimin e kandidaturës: Është veprim skandaloz, e ftoj KZP të rishqyrtojë vendimin

    Insajderi
    10 September 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Maçastenës i është refuzuar kandidatura për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook, këtë vendim e ka quajtur skandaloz, dhe e ka ftuar KZP të rishqyrtojë vendimin sipas tij të “padrejtë”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve”, shkruan Maçastena.

    Derisa thotë se vetmi “kriter” të cilin ai se ka plotësuar “është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes”!

    Maçastena thotë se kundërkandidati i tij iu frikësua garës e konkurrencës.

    “Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar”.

    Sipas Maçastenës “Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë”.

    “Andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë”.

    Shkrimi i plotë:

    Lexo edhe:

    Kush është ish-ushtari i UÇK-së, Bedri Maqastena?

    Bedri Maqastena nuk është emër i panjohur në Llap. Si djali i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën kundër okupatorit serb. Atëherë në moshën 17 vjeçare veshi uniformën e kapi armën në dorë,

    Maqastena është aktivisitë i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në vitin 2021 kur Vetëvensosje e mori qeverisjen në Llap, u emërua drejtor i Inspeksionit. Njëra nga drejtoritë më të rëndësishme nëpër komuna.

    Emërimi i Maqastenës, u bë pasi drejtori i atëherëshëm Ajet Potera, që ishte edhe ai pjesë e UCK-së u ishte larguar nga kjo detyrë.

    Nuk i shkoi gjatë në këtë detyrë pasi që u shkarkua nga Shpejtim Bulliqi, siç thoshte ai për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”.

    Edhe Potera në vazhdimësi ka qenë i zëshëm ndaj qeverisjes së Bulliqit. Pritet që Maqastena ta ketë mbështetjen e tij, sikurse në luftë tash edhe në garën për të parin e degës së VV-së.

    Pak ditë para se zyrtarisht ta shpallte kanidaturën Maqastena deklaroi se kryetari Bulliqi bashkë me drejtorët e tij, duhet t’i kthehen bazës së VV-së, sepse ashtu kanë premtuar në fushatë.

    Madje ai ka shtuar se ish-shefi i tij Bulliqi, ka qeverisur për një kohë të gjatë me një tjetër metodë gjatë kohës sa ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, andaj po e ka të vështirë të bëhet VV.

    Në njoftimin për shpalljen e kandidaturës tha se synon ta sjell demokracinë e brendshme në VV.

    “Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë. Bashkë më shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse”.

    “Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë. Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet”, tha Maqastena./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark