×
  • Lajme
  • Insajderi

    Favorizohet ish-vartësi i Agim Veliut, eliminohet nga gara ish-ushtari i UÇK-së, Bedri Maqastena

    Insajderi
    09 September 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bedri Maqastena, personi i vetëm që i doli në ‘mejdan’ Shpejtim Bulliqi për të parin e Degës së Vetëvendosjes në Podujevë, eliminohet nga gara. Ndonëse, jo me dëshirën e tij, Maqastena konfirmoi për Gazetën Insajderin se kandidatura e tij tashmë është pezulluar nga partia.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes, në Llap kishte telefonuar Bedri Maqastenën mëngjesin e së premtes për t’i kumtuar lajmin se kandidatura e tij për të parin e partisë është pezulluar.

    Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, vet Maqastena, i cili edhe pse kishte kërkuar vendimin zyrtarë nga qendra, të njëjtit nuk ia kishin dërguar.

    “Më kanë telefonuar sot në mëngjes nga qendra që do të më eliminojnë nga gara, por vendimin e pezullimit të kandidaturës nuk ma kanë dërguar edhe pse ju kërkova që ta kem zyrtare. Më thanë hajde shikoje se nuk ta dërgojmë”, tha Maqastena për Insajderin.

    Në muajin gusht, Maqastena kishte konfirmuar për Gazetën Insajderi se do të jetë kundër kandidat i Bulliqit, për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë, pasi e kishte përkrahjen e shumicës së aktivistëve të partisë që janë kundër kryetarit aktual, Shpejtim Bulliqit.

    Bedri Maçastena, ishte drejtor i Inspeksionit e shef kishte Bulliqi. Por ishte shkarkuar nga ky i fundit për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”.

    Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Maqastena ishte kundër kandidati i vetëm i ish-ushtarit të Agim Veliut, Shpejtim Bulliqit.

    Kush është ish-ushtari i UÇK-së, Bedri Maqastena?

    Bedri Maqastena nuk është emër i panjohur në Llap. Si djali i ri i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftën kundër okupatorit serb. Atëherë në moshën 17 vjeçare veshi uniformën e kapi armën në dorë,

    Maqastena është aktivisitë i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në vitin 2021 kur Vetëvensosje e mori qeverisjen në Llap, u emërua drejtor i Inspeksionit. Njëra nga drejtoritë më të rëndësishme nëpër komuna.

    Emërimi i Maqastenës, u bë pasi drejtori i atëherëshëm Ajet Potera, që ishte edhe ai pjesë e UCK-së u ishte larguar nga kjo detyrë.

    Nuk i shkoi gjatë në këtë detyrë pasi që u shkarkua nga Shpejtim Bulliqi, siç thoshte ai për shkak se kishte luftuar “veprimet e pandershme dhe të paligjshme”.

    Edhe Potera në vazhdimësi ka qenë i zëshëm ndaj qeverisjes së Bulliqit. Pritet që Maqastena ta ketë mbështetjen e tij, sikurse në luftë tash edhe në garën për të parin e degës së VV-së.

    Pak ditë para se zyrtarisht ta shpallte kanidaturën Maqastena deklaroi se kryetari Bulliqi bashkë me drejtorët e tij, duhet t’i kthehen bazës së VV-së, sepse ashtu kanë premtuar në fushatë.

    Madje ai ka shtuar se ish-shefi i tij Bulliqi, ka qeverisur për një kohë të gjatë me një tjetër metodë gjatë kohës sa ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, andaj po e ka të vështirë të bëhet VV.

    Në njoftimin për shpalljen e kandidaturës tha se synon ta sjell demokracinë e brendshme në VV.

    “Bashkë më qindra aktivist të Podujevës, do të mund të sjellim demokracinë e brendshme, duke shpërfaqur tutje edhe jashtë. Bashkë më shumë aktivist, do të ndërtojmë ura të pathyeshme të ecurive të mbara të punës dhe do t’i thyejmë muret e barrierave ndarëse”.

    “Bashkarisht do të bëjmë punë të mëdha, gjithnjë duke mos harruar prej nga vijmë e duke ditur qartë se ku do të mbërrijmë. Me njëri tjetrin do t’i japim Lëvizjes në Podujevë dëshminë e një aktivizimi të sinqertë dhe plotë dinjitet”, tha Maqastena.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark