×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bedri Rexhepi varroset të enjten

    Insajderi
    18 October 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vedat Rexhepi, vëllai i biznesmenit të vrarë, Bedri Rexhepi ka njoftuar se të enjten përcillet për në banesën e fundit, shkruan Gazeta Insajderi.

    I ndjeri do të varroset në qytetin e Shtimes.

    “Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, ka shkruar Vedati.

    Familja Rexhepi po kërkojnë dëmin meritor për të akuzuarit kryesor për vrasjen e tij Jeton e Nexhat Vllasaliut.

    Ndërkohë, bëri me dije se familja e dorasëve ishte ndihmuar vazhdimit nga tanimë i ndjeri.

    “Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar’, ka shkruar ai përcjell Insajderi.

    Sot, Prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti konfirmoi se viktima u vra për motive të ulta, përkatësisht për 30 mijë euro.

    “Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale për fat të keq është i ulët, pasi sipas hetimit tonë i cili ka zgjatë përreth 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përftimit material gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të  cilat të akuzuarit kanë besuar se tanimë i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon, për të cilin kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutu”, ka thënë Hamiti përcjell Insajderi.

    Reagimi i plotë:

    Të dashur bashkëqytetar të Republikës së Kosovës,

    Pas identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ne, familja Rexhepi, sot jemi njoftuar nga organet përgjegjëse se mund ta tërheqim trupin e më të dashurit tone Bedri Rexhepi.

    Si familje kemi pasur besim në institucionet tona dhe asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari Bedriun, megjithëse jeta e tij veqse kishte përfunduar më datën 8 prill 2021 nga dora e kriminele (Jeton dhe Nexhat Vllasaliu) të cilët tani janë në dorë të organeve të rendit.

    Shpresa dhe dëshira jonë në këtë moment është që kriminelët ta marrin dënimin e merituar.

    Njashtu, duam t’ju informojmë që Bedriu ka rënë pre e një mashtrimi me qellim të ulët të grabitjes, në mënyrën më tradhtare. Më e keqja dhe goditësja është se ky akt makabër i është shkaktuar nga një familje të cilës Bedriu jonë vazhdimisht i ka shtrirë dorën e përkrahjes dhe pa aspak hezitim i ka ndihmuar.

    Ne si familje, lutemi që rasti i Bedriut të jetë i fundit ku në pabesi shuhet jeta e një të riu. Duke qenë në dijeni rreth kompleksitetit të rastit, i falenderojme të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë (AKI-në, Policinë e Kosovës dhe prokurorin e rastit Armend Hamiti) për mundin, punën e madhe që kanë kryer dhe faktin që nuk ndaluan së qëndruari në krye të detyrës, deri në zbardhjen e rastit për fatin e Bedriut tonë.

    Njëherit, duam të falenderojmë mediat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që na qëndruan dhe na përkrahën pa rezervë dhe pa ndërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe shumë të rëndë për familjen tonë. Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

    Me respekt, Familja Rexhepi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark