×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokurori Hamiti konfirmon – ky është motivi i vrasjes së biznesmenit Rexhepi

    Insajderi
    18 October 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, ka thënë se dje gjatë ditës ka njoftuar familjen se eshtrat e gjetura janë të Bedri Rexhepit.

    Hamiti ka njoftuar se motivi i vrasjes është përfitimi material përkatësisht, në pyetje ishin 30 mijë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilët të akuzuarit kanë besu se tani i ndjeri Bedri Rexhepi i posedonte, për të cilin kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutu”, ka thënë Hamiti.   

    Një vit e gjysmë pas, më 30 shtator të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.

    Insajderi merr vesh nga burime të saj se deri te ky zhvillim ka ardhur pas një hetimi të thellë e të gjatë, ku rol ka luajtur edhe i dyshuari kryesor Jeton Vllasaliu.

    Sipas këtyre burimeve të Insajderit i dyshuari tash e disa herë ka dhënë sinjale të pranimit të fajësisë, por ende nuk e ka bërë këtë.

    Në disa raste ai kishte treguar se ku mund të gjendej trupi, por jo vendin e saktë.

    Edhe këtë të premte, derisa i dyshuari Vllasaliu kishte dhënë drejtim tjetër, hetuesit ndoqën drejtim tjetër dhe gjetën mbetjet që dyshohet se janë të viktimës Rexhepi.

    “Do ta pranoj fajësinë nëse gjendet trupi”, u kishte thënë hetuesve i dyshuari Vllasaliu bëjnë me dije burime të Insajderit.

    Të premten e 30 shtatorit nuk është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë të viktimës Rexhepi, dhe as i dyshuari Vllasaliu ende nuk e ka pranuar fajësinë, kanë bërë me dije këto burime.

    Ndryshe, në fillim muajit shtator, më 9 shtator, janë bërë 17 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi.

    Informacionet e deri sotshme sipas familjes ishin se “Bedri Rexhepi më datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihet për të”.

    Gjatë muajit gusht policia arrestoi edhe dy të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, përkatësisht vëllain dhe kunatën e Jeton Vllasaliut. Ky i fundit po mbahet në paraburgim si i dyshuar kryesor për zhdukjen e biznesmenit Rexhepi.

    Prokuroria pati njoftuar se me arrestimin e këtyre dy të dyshuarve ishin sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale.

    Vëllai i Bedriut, Vedar Rexhepi, pati deklaruar se me caktimin e prokurorit të ri të rastit ka pasur lëvizje më optimistë gjë që ka rritur shpresat tek ata se rasti i familjarit të tyre të mund të zbardhet shpejtë.

    “Sot familjaret kanë shpresa më të mëdha për gjetjen e Bedriut tani për shkak edhe të zhvillimeve të fundit nga ana e prokurorit të rastit. Ne si familje kemi kërkuar një prokuror të ri nga ana e prokurorisë dhe vërehet që ka pasur zhvillime të reja ku janë arrestuar gjatë muajit gusht edhe dy persona të tjerë”, tha Vedati.

    Rasti i biznesmenit Rexhepi tashmë është në duart e prokurorit Armend Haliti, për të cilin Vedati thotë se ka qenë korrekt.

    “Bashkëpunimi i prokurorit me ne ka qenë korrekt dhe profesional dhe vërehet që edhe kanë siguruar prova të reja ku janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Andaj shpresat tona për gjetjen e Bedriut janë rritur dhe normal presim që sa me shpejtë të gjendet i gjallë dhe të zbardhet e vërteta”, shtoi Vedati./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark