Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka arritur të shënojë poena politik kur para disa javësh kërkoi publikimin e listës së uzurpatorëve të pronave publike, por bashkëpartiakut të tij, Bedri Selmani publikimi i kësaj liste nuk i konvenon fare. Sidomos thirrja e Veselit ndaj gjyqësorit që të marrë masa ndaj uzurpatorëve të pronave publike.
Por shteti nuk ka bërë asgjë në këto 17 vite që kur Selmani ka uzurpuar “Auto Prishtinën”.
Madje shteti ia ka falur edhe borxhet që Selmani ka ndaj tij.
Me 7 shkurt, Insajderi ka zbuluar sesi Ligji për faljen e borxheve i sponzorizuar nga Qeveria e drejtuar nga Mustafa e Thaçi po i mundëson përfitime të mëdha biznesmenit Bedri Selmani, pronarit të “Kosova Petrol”. Selmani ka qenë deputet i PDK-së dhe këshilltar i Thaçit.
Por kompania në pronësi të Bedri Selmanit, ish-këshilltarit të Thaçit në qeverisjen e përkohshme të pasluftës dhe ish-deputetit të PDK-së, pritet të përfitojë nga ligji për faljen e borxheve.
Ky ligj, i miratuar në shtator të vitit të kaluar, krijon hapësirë që kompanisë “Kosova Petrol“, t’i falen 608 mijë e 235 euro nga borxhi i tërësishëm që ka ndaj shtetit.