Insajderi
Lajme

Befasi edhe në Gjilan – Ubo Consulting: Alban Hyseni do të ballafaqohet me Ismajlin

Insajderi
12 October 2025 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Befasi edhe në Gjilan – Ubo Consulting: Alban Hyseni do të ballafaqohet me Ismajlin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të komunës së Gjilanit do të shkojë në balotazh.

Rezultatet paraprake tregojnë se Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me 48.1% të votave, ndërsa Arber Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 36.1%.

Kandidatët e tjerë renditen kështu: Riad Rashiq nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 12.9%, Nazim Gagica me 2.3%, dhe Isa Agushi me 0.7% të votave.

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark