×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Befason deputeti i VV-së: Kusari nuk më përfaqëson mua

    Insajderi
    11 July 2023 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ndihet i përfaqësuar nga shefja e tij, Mimoza Kusari.

    Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të duhej të kishte komunikim me një person si Milan Radojçiq, serbin e sanksionuar nga ShBA-të.

    “Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë. Qëndrimet që m’i keni parë janë personalet, individualet. Natyrisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve”, tha ai në Debat Plus, në RTV Dukagjini.

    “Nuk më përfaqëson dhe as nuk më ka përfaqësuar në aspektin ideologjik punën që e bëjmë, ligjet që bëhen…në aspektin e përfaqësimit, përfaqësoj veten. Nuk më përfaqëson askush”.

    “Ajo çka pashë dje në përgjimet, të cilat janë bërë, nuk është se kam koment…komunikime të tilla t’ketë politikë shpeshherë…nuk është se kam koment, nuk është gjë e mirë që ka ndodhur për shkak se është një person që është në kërkim nga institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe nga SHBA-të dhe nuk do të duhej që të kishte komunikim…asnjë person nuk duhet të ketë diskutim me një person që kërkohet nga policia”, shtoi Rrahmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark