×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Befasuese, Real Madrid planifikon rikthimin e dy legjendave në ekip

    Insajderi
    25 February 2024 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raphael Varane dhe Casemiro mund të bëjnë një rikthim befasues nga Manchester United tek Real Madridi gjatë verës.

    Teksa është lënë të kuptohet se United do t’i nënshtrohet një ndryshimi të madh në ekip gjatë muajve në vazhdim, gjiganti anglez pritet që të shes disa lojtarë për të krijuar hapësirë për prurjet e reja.

    Sipas një raportimi nga ESPN, 11 lojtarë të ekipit të parë mund të shiten para fillimit të sezonit 2024/25, duke përfshirë Varanen dhe Casemiron.

    Sidoqoftë, përkundër interesimit nga Liga Saudite për dyshen, që të dy lojtarët mund të rikthehen në Madrid, në rast se një marrëveshje arrihet mes palëve ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes.net.

    Real Madridi mund të kërkojë rikthimin e tyre në ekip, në rast se Manchester United përgjysmon çmimin e kartonit të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark