Insajderi
Lajme

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s solli lirinë e Kosovës, përgjithmonë falënderues ndaj SHBA-ve

Insajderi
24 March 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Begaj: Ndërhyrja e NATO-s solli lirinë e Kosovës, përgjithmonë falënderues ndaj SHBA-ve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, president i Shqipërisë, është deklaruar në lidhje me 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, duke thënë se e njëjta e solli lirinë e vendit dhe paqen në gjithë rajonin.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria i është falënderuese ndaj SHBA’ve dhe aleatëve të saj.

‘‘Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviçit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin. Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!’’, shkroi Begaj në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark