×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Begaj Osmanit e Kurtit: T’i luftojmë përçarjet mes njëri tjetrit

    Insajderi
    10 June 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalën e tij me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik.

    Begaj, para Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

    “Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral, nëse nuk harrojmë të shkuarën nëse e përçojmë te brezi i ri vlerat e atdhedashurisë dhe miqësisë, vlerat e paqes dhe unitetit”, ka theksuar Begaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark