Insajderi
Lajme

Bëhet e ditur se punëtori tjetër që humbi jetën si shkak i skeleve në Vjenë është nga Istogu

Insajderi
17 March 2026 - 23:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëhet e ditur se punëtori tjetër që humbi jetën si shkak i skeleve në Vjenë është nga Istogu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy nga katër të vdekur si shkak i një incidenti me skele në Vjenë janë identifikuar deri më tani.

Siç raportojnë mediat lokale në Istog, njëri nga viktimat është I. Zekaj nga fshati Mojstir i kësaj komune.

Mediat në Austri raportuan se ajo që ndodhi të martën pasdite në lagjen Alsergrund të Vjenës dukej si një skenë nga një film apokaliptik. Katër punëtorë humbën jetën në aksidentin fatal në kantierin e ndërtimit dhe një tjetër u lëndua.

Sipas informatave të para, tre nga katër punëtorët që humbën jetën janë nga Kosova.

Pak pas orës 14:00, tragjedia ndodhi në oborrin e një pallati apartamentesh në Porzellangasse në lagjen e 9-të. Gjatë punimeve të betonit, struktura papritmas dështoi: E gjithë skela, përfshirë kallëpet, u shemb – pikërisht në momentin kur pesë punëtorë po qëndronin mbi të, raportoi gazeta “Krone”.

Arsyeja pse struktura u shemb papritur është aktualisht e paqartë. Policia dhe inspektorati i punës po hetojnë intensivisht rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark