×
  • Lajme
  • Insajderi

    I preferuari i Albin Kurtit nuk ka guxim që të vijë në Kosovë, flet si i “guximshëm” nga SHBA-ja

    Insajderi
    14 February 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-prokurori special Elez Blakaj ka kritikuar ashpër Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit i përfundon mandati në prill të këtij viti.

    Sipas tij incizimet dëshmojnë se nga cilat interesa është udhëhequr Lumezi.

    “E more Kryeprokuror…., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj”, ka shkruar ai.

    Blakaj tuje është shprehur se “Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpunëtoret tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit”.

    Ish-prokurori thotë se është për keqardhje që Aleksandër Lumezi edhe pas përfundimit të mandatit do të vazhdojë të marrë me shumë se 2 mijë euro nga buxheti i shtetit.

    Reagimi i tij i plotë:

    Aleksander Lumezi: Përkundër të gjitha sfidave, kam pasur privilegjin që të ushtroj funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit ekskluzivisht i udhëhequr vetëm nga interesat e sistemit prokurorial dhe nga zbatimi i kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

    E more Kryeprokuror…., po harron se ka dëshmi të mjaftueshme të cilat tregojnë saktë, mënyrën si ke ardh, si dhe çfarë ke punuar më të vërtetë gjatë mandatit tuaj!

    Rrjedhja e informacioneve nga takimet të cilat i keni pasur me bashkëpuntorët tuaj të ngushtë dhe të besueshëm e deri tek inçizimet, e dëshmojnë saktë nga cilat interesa jeni udhëhequr! Për këtë nuk jam i befasur, se ju jeni mësuar t’ja lëshoni njëri tjetrit! Pra, është produkt tipik i mentalitetit të cilin ju e keni krijuar, andaj mos u befaso se disa i ki edhe kandidat për Kryeprokuror!

    Ndërsa sa i përket privilegjit në ushtrimin e detyrës se Kryeprokurorit ju kuptoj plotësishtë, por të lutëm mos e harro edhe dostin tuaj (policin e krimeve ekonomike) sepse edhe ai ka pas hise në atë privilegj!

    Është për keqardhje që edhe pas përfundimit të mandatit tuaj, ju do të vazhdoni të merrni më shumë se 2000 € ( dymijë Euro) apo 70% të pagës suaj, nga buxheti i qytetarëve të cilët fare pak të besojnë!

    Tri ditë më parë, Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, gjatë Konferencës Vjetore të Prokurorëve tha se gjatë vitit të kaluar është bërë punë e madhe e cila sipas tij, vërtetohet me rezultate konkrete.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark