×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut

    Insajderi
    16 January 2023 - 15:51

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustem ka deklaruar se është bërë kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kryerësit e masakrës së Reçakut.

    Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që sa më parë të nisë zbatimi i dispozitave që ndërlidhen me gjykimin në mungesë të tyre.

    Rrustemi ka shtuar se asnjë qeveri e mëparshme nuk e ka trajtuar seriozisht këtë çështje.

    Madje, sipas tij, përveç qeverive të kaluara edhe sistemi i drejtësisë dhe misionet e instaluara në Kosovë kanë pasur tendencë të amnistimit të krimeve.

    ‘’Megjithatë për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës. Ky është një lajm që qytetarët dhe familjarët e të vrarëve e prisnin prej vitesh’’, ka shkruajtur ai në llogarin e tij në Facebook. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark