Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërcënon Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do e shohim

    Insajderi
    07 April 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother.

    Ka qenë aktori që ka lidhur një moment me fenë islame e më pas i është kapur banorit nga Kosova për alkool.

    Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ai shihet duke kërcënuar në një formë Gjestin, duke i thënë se do të vijë në mes të Prishtinës.

    Foto: Screenshot/TikTok

    E më pas biseda e tyre agravon duke kaluar në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit.

    Për më shumë, më poshtë ua sjellim bisedën e plotë:

    Laerti: Për këtë që the sot do të vi unë në mes të Prishtinës dhe do e shohim se si do të jetë muhabeti, more vesh.

    Gjesti: Ja nisi kërcënimet.

    Laerti: Që të faktoj kush o ky.

    Gjesti: Kujt i vjen në Prishtinë ti.

    Laerti: Në mes, te sheshi Skënderbeu.

    Gjesti: Hajde të pres, jo në Prishtinë në fshat timin.

    Laerti: Mashtrues që zë Allahun be me shishe birrë në dorë. Mashtrues.

    Gjesti: Kush ka bërë be rrejshëm.

    Laerti: Ti zë Allahun kur ke shishe birrë në dorë, alkool në dorë.

    Gjesti: Zoti ma fal mua, a nuk e mban veten në mend si je pirë a.

    Laerti: Nuk mbaj veten unë.

    Gjesti: Mos më shti me fol për alkool, mos më fol këtu. Boll më. Të dytë pimë, ti e tepron unë e mbaj veten.

    Laerti: Mbylle sqepin.

    Gjesti: Alkoolin mos e përmend, unë i pi 10 copa ti 50 copa. S’ki të ndalur. Ndale gojën.

    Laerti: Hajde more, ec, merrem unë me ty. Boll o boll se na lodhe kokën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark