Behgjet Pacolli i ka dy llafe për Mimozën dhe Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Behgjet Pacolli i ka dy llafe për Mimozën dhe Qeverinë

    Insajderi
    10 July 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka replikuar në distancë, siç duket, me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilen, të cilën deri vonë e kishte pjesë të partisë.

    Në një postim që Pacolli e ka bërë në facebook, ka thënë se ekonomia e Gjakovës është bllokuar, investimet që ishin planifikuar të bëhen dështuan për shkak të interesave personale të disa personave.

    “Siç e dini, unë nisa ta jap kontributin tim në Gjakovë, në të gjitha lamitë. Fillova të ndërtoj fabrika që të kontribuoj në punësimin e njerëzve. Fillova të mbështes kulturën e këtij qyteti. Të ndërtoj parqe e të kontribuoj aty ku kërkohej… Fatkeqësisht, për shkak të interesave personale të disa aktorëve politikë, misionin tim për Gjakovën e ndalën pandershëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në facebook.

    “I kam shkruar edhe Kryeministrit të Kosovës dhe kam kërkuar që të ndërmarrë masa që të lirohen hapësirat e fabrikave ku do të instaloheshin prodhimtari e të vazhdojnë investimet. Kjo mbeti në vesh të shurdhër e as që u përgjigjën në letrat e mia”, ka vazhduar Pacolli.

    Ai ka thënë se statusi i Zonës së lirë ekonomike të Gjakovës e Mitrovicës praktikisht u eliminuan. Sipas tij, fabrika e kultivimit të kërpudhave që u desh të ndërtohet në Gjakovë, politikisht u ndal dhe kjo fabrikë tani po ndërtohet në një komunë tjetër për shkak të inateve politike.

    “Pse ndodh kjo mu në Gjakove. Ku janë autoritetet?”, ka pyetur në fund të postimit të tij Pacolli.

    Ndërkaq, dje Mimoza Kusari-Lila kishte thënë se çështja e Behgjet Pacollit është kapitull i mbyllur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark