Insajderi
Lajme

Behramaj: Peci ia paska punësuar vajzën këtij prokurorit të ri që lëshoi urdhëresë për rifillim të procesit të numërimit në Mitrovicë

Insajderi
11 November 2025 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behramaj: Peci ia paska punësuar vajzën këtij prokurorit të ri që lëshoi urdhëresë për rifillim të procesit të numërimit në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adil Behramaj ka thënë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ia ka punësuar vajzën në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Bujqësisë prokurorit të ri të caktuar në rastin e parregullsive në numërimin e votave në Mitrovicë.

Behramaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Aida Tmava Shabani, e përzgjedhur për pozitën në fjalë në ministrinë e Pecit, është vajza e prokurorit Sahit Tmava, që dha urdhër për rifillim të procesit të numërimit të votave në QKN në Mitrovicë, shkruan Insajderi.

“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij”, ka shkruar Behramaj.

Ai e ka parë këtë si konflikt interesi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark