Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mundësinë e zgjedhjeve.
Siç është shprehur Behrami, “Albin Kurti kur po dehet po bëhet më i parashikueshëm”.
Ai ka shpërndarë një video të deklaratave të vetat në periudha të ndryshme, ku në shkurt dhe prill paralajmëron zgjedhje të njëpasnjëshme.
“Çka kërkon Lëvizja Vetëvendosje? Albin Kurti kërkon zgjedhje të reja. Albin Kurti kërkon krizë. Ky ka me u mundu çdo ditë me kriju ka një krizë, qishtu të brendshme. Jo me qeveri, jo me president, jo me zgjedhje lokale, jo…”, tha ai.
“Albin Kurti ka me na çu në zgjedhje në verë, ka me na çu në zgjedhje në vjeshtë, ka me na çu zgjedhje në pranverën e ardhshme”, tha më tej Behrami. /Insajderi.org/