Insajderi
Lajme

Behrami pas konferencës së Kurtit: Përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve

Insajderi
06 October 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behrami pas konferencës së Kurtit: Përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit foli për çështjen e presidentit.

Behrami ka kritikuar Kurtin, duke e akuzuar se po tenton t’ia bartë përgjegjësinë PDK-së për situatën politike.

“Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt”, ka shkruar Behrami.

Ai e ka akuzuar Kurtin se, sipas tij, përfaqëson “doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve”.

“E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik”, ka deklaruar Behrami. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark