×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bëje zgjedhjen e duhur për pushim

    Insajderi
    24 August 2019 - 14:37

    Kur jemi te udhëtimet dhe pushimet ndër gjërat që kanë më së shumti rëndësi janë siguria dhe thjeshtësia e udhëtimit.

    Kur jemi të siguria e një udhëtimi të çfarë do lloji, kush mund ta ofrojë më mirë se sa një kompani turistike që ka përvojë të madhe në fushën e turizmit.

    Një kompani që daton që nga viti 1995, dhe që në Kosovë ka ardhur për ti zbatuar shërbimet e sajë prej vitit 2001, nuk është gjë tjetër pos siguri dhe rehati.

    Fjala është për kompaninë turistikë shumë të njohur në vend dhe rajon Fibula Travel Agency. U themelua në Antaly – Turqi në vitin 1995, për të vazhduar në Ballkan në vitin 1999, dhe më pas për të prekur edhe vendin tone në vitin 2001.

    Fibula është touroperatori i parë që ka filluar me charter fluturime për Antalya nga Kosova!

    Që atëherë e deri më tani Fibula ka qenë çdo here lider në fushën e turizmit, duke ofruar shërbime të shumta, dhe duke ia plotësuar çdo nevojë qytetarëve të vendit tonë.

    FIBULA ofron një sërë llojesh të aranzhmaneve si individuale ashtu edhe grupore, varësisht nga sezoni dhe kërkesa e klientit. Destinacioni kryesor verorë gjithmonë mbetet Riviera Turke. Çdo sezone verore FIBULA organizon paketa për shumicën e resorteve sikur Antalya, Belek, Kemer, Alanya, Lara, Side, Finike, Bodrum.

    Paketat përfshijnë alternativa të shumta për pushimin e juaj, fluturime direkët, hotelet me luksoze dhe top-hotelet e këtyre qyteteve.

    Përveç Turqisë dhe shteteve fqinje sikurse Greqia, Italia, Bullgaria, Egjipti dhe Tunisi, si destinacione të largëta kemi shtuar në programin e shitjes edhe shtetet e Amerikës Jugore.

    Udhëtimet organizohen për plazhat Argjentinase, Brazil, dhe Uruguaj. Gjithashtu edhe Tajlanda egzotike, ishujt Maldive, Zanzibar dhe Republikën Dominikane.

    Pjesë të programit, FIBULA ofron gjithashtu paketa të ndryshme dimërore duke përfshirë ski qendrat kryesore të Ballkanit sikurse Bansko, Borovetc, Pamporovo në Bullgari, dhe Kodra e Diellit dhe Mavrova në Maqedoni. Oferta speciale për festa ku çdo fund vit FIBULA organizon pritje të Vitit të Ri dhe Kërshëndella, po ashtu për Shën Valentin në qytetet më romantike Evropiane si në Paris, Pragë, Roma, Venedik, Amsterdam, Milano etj.

    Të tilla aranzhmane grupore dhe individuale bëhen gjithashtu edhe për qytetet luksoze të lindjes sikurse Stambolli dhe Dubai. Fibula çdo here ka qenë në hap me kohen dhe sa më pranë qytetarëve.

    Për t’u bërë më të sofistikuar dhe sa më transparent ndaj klientëve në vitin 2009 kanë bërë funksional sistemin online B2B të rezervimeve për paketat e pushimeve verore për në Turqi.

    Fibula është i vetmi touroperatore që është shpalle 4 herë Superbrand’s Kosova dhe një here Best Buy Kosova.

    Fibula përveç zyrës kryesore ne Prishtine ka zyre edhe ne Peje, Prizren dhe Gjakovë.

    Hiqe dilemën e pushimeve, mos e ngarko veten shumë, mjafton të trokasësh te Fibula dhe pushimi juaj do të ketë kuptim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark