Futbollisti Bekim Balaj, i ka thënë lamtumirë kombëtarës së Shqipërisë.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
FSHF-ja me këtë rast e ka falënderuar sulmuesin nga Shkodra për kontributin e dhënë për “kuqezinjtë”.
33-vjeçari i ka luajtur 48 ndeshje për Shqipërinë.
Balaj i ka realizuar gjithsejt nëntë gola, në mesin e tyre edhe goli i fitores në Lisbonë kundër Portugalisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2016-të.