×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu kritikon Kurtin për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve

    Insajderi
    09 May 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para.

    Sipas tij, fajin kryesor e ka kryeministri Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “përçarës i shqiptarëve”

    “Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve. Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s. Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni. Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark