Belgjika shton masat e sigurisë në kufi pas mbylljes së kampit në Francë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Belgjika shton masat e sigurisë në kufi pas mbylljes së kampit në Francë

    Insajderi
    21 October 2016 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së kampit të refugjatëve në Calais të Francës, forcat e sigurisë në Belgjikë po përpiqen që të forcojnë kontrollet në kufi, pasi i frikësohen një dyndje të refugjatëve. Autoritetet belge dyshojnë se pas prishjes së kampit, emigrantët do të ngrenë një “xhungël” të re.

    Raportohet se autoritetet belge janë përgatitur për të bërë gjithçka në mënyrë që të ndalin refugjatët dhe të shmangin ngritjen e një kampi.

    Për muaj me radhë qeveria belge e ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në këtë kamp, nga frika se Belgjika mund të bëhet rruga e emigrantëve për të shkuar drejt Britanisë. Synimi i të gjithë emigrantëve që jetonin në këtë xhungël ishte që të shkonin drejt Britanisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark