Belgjikë, arrestohen dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Belgjikë, arrestohen dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm

    Insajderi
    07 December 2016 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet belge kanë arrestuar 3 nga 8 personat e dyshuar për lidhje me terrorizmin në Lindjen e Mesme. Sipas shtypit britanik, dy prej personave në pranga janë shtetas kosovarë, ndërsa i treti është nga Serbia.

    Mësohet se të arrestuarit janë të 20-ave. Akuza e ngritur nga Prokuroria është “pjesëmarrje në aktivitete terroriste”. Ata dyshohet se kanë ndihmuar për rekrutimin e xhihadistëve drejt Sirisë, si dhe kanë mbledhur shuma parash për t’ua dërguar xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

    Krahas 3 arrestimeve, 5 personat e tjerë të ndaluar që u morën në pyetje, në fund u lanë të lirë.

    Kosova po e gjen veten gjithnjë e më shumë të përballur me rrezikun e radikalizmit islamik. Sipas një artikulli të “Neë York Times” të majit 2016, në total atje janë identifikuar 314 persona që u janë bashkuar radhëve të Shtetit Islamik, përfshirë këtu dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë, i konsideruar ky si numri më i lartë për frymë në Evropë, njofton tch.

    Ndërkohë Belgjika konsiderohet si baza evropiane për xhihadistët, pasi sulmet në Paris rezultuan se ishin planifikuar në lagjen “Molenbeek” të Brukselit. Edhe vet kryeqyteti belg u kthye në një skenë të përgjakshme, kur ISIS kreu një sulm, në të cilin humbën jetën 32 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark