Insajderi
Showbiz

Bella Hadid shfaqet joshëse në bikini

Insajderi
02 June 2026 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bella Hadid shfaqet joshëse në bikini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bella Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në jug të Francës, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet elegante dhe atmosferën relaksuese të udhëtimit me mikeshat.

Supermodelja 29-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga Saint-Tropez, ku shfaqet duke shijuar diellin, detin dhe kohën e lirë në një jaht luksoz.

Në imazhe, Bella pozon me disa kombinime verore, duke reflektuar stilin e saj karakteristik, shkruan DailyMail.

Krahas fotografive, ajo ndau edhe një mesazh ku tregoi sa shumë e kishte shijuar këtë eksperiencë, duke shkruar: “Kafetë e mëngjesit para punës nuk do të jenë më njësoj që nga tani e tutje”.

Gjatë qëndrimit në Rivierën Franceze, modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë dhe familjarët, përfshirë edhe vëllain e saj, Anwar Hadid.

Ajo shijoi aktivitete të ndryshme në det, mes tyre edhe një xhiro me jet ski përgjatë bregdetit.

Fotografitë e fundit të Bellës kanë marrë mijëra reagime në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vlerësuar stilin e saj veror dhe pamjet spektakolare nga pushimet në një prej destinacioneve më të njohura të Francës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark