×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi i presidentit nuk ishte momenti më i mirë i Kosovës

    Insajderi
    09 March 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Benjamin, drejtor i programeve të Evropës Lindore dhe Qendrore në Institutin Demokratik Kombëtar në Uashington, ka thënë se mënyra se si u zgjodh presidenti i ri i Kosovës vetëm me votat e partive qeverisëse dhe me polici rreth objektit nuk është momenti më i mirë i Kosovës.

    Ai ka rikujtuar se Kosova kishte filluar që të bëjë reformën zgjedhore, duke lënë të nënkuptohet se kjo do të  evitonte skena të tilla në kuvend.

    “Disa vite më parë, ju kujtohet se për arsye të vështirësive të zgjedhjes së presidentit, u diskutua për ndërrimin e sistemit të zgjedhjes së presidentit, ndoshta drejtpërdrejt. NDI e ka përkrahur komisionin i cili është dashur t`i propozojë amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore. Në fund të ditës arritëm te një marrëveshje politike dhe nuk shkoi më tutje,” ka thënë Benjaim.

    Ai këto komente i ka bërë gjatë intervistës “New Bugajski Hour” që transmetohet në televizionin publik, ndërsa ka folur edhe për metodat protestuese të partive opozitare.

    “Kosova është në pozitë të vështirë. Kur lëshohet gazi lotsjellës dhe këto janë pamjet të cilat paraqiten në tërë botën në TV, në Evropë dhe në SHBA, kjo nuk u duket mirë njerëzve dhe nuk kontribuon, si dhe nuk u ndihmon njerëzve simpatizantë të Kosovës,siç jemi ne”, ka thënë ai.

    “Nuk po them se njerëzit nuk brengosen për Gjykatën Speciale apo asociacionin, por definitivisht dëshirojnë të shohin një kuvend ku marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës janë rregulluar në mënyrë të mirëfilltë”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark