×
  • Sport
  • Euro 2020

    Benzema reagon pas humbjes nga Zvicra: “Të trishtuar dhe të zhgënjyer …”

    Insajderi
    29 June 2021 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka reaguar pas eliminimit të mbrëmshëm nga Zvicra në 1/8 e finales dë Kampionatin Evropian, shkruan Insporti.

    Pas eliminimit, Benzema tha se është i trishtuar dhe i zhgënjyer me rezultatin e mbrëmshëm, ndërsa falënderoi të gjithë që e përkrahën në këtë rrugëtim.

    “Të trishtuar dhe të zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së djeshme. Zhgënjimi është i madh, unë do të doja të vazhdoja t’ju emocionoja për një kohë të gjatë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur që nga fillimi i ketij Evropiani. Faleminderit për forcën që më ke dhënë çdo ditë. Asgjë nuk është kurrë e lehtë, ne vazhdojmë të luftojmë për t’u përgatitur për të ardhmen dhe të kthehemi edhe më të fortë” – shkroi Benzema në profilin e tij në Facebook.

    Ndryshe, Benzema ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar dy gola, por nuk mjaftuan për ta kualifikuar Francën në çerekfinale të Euro 2020.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark