Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mashtrim dhe mungesë sinqeriteti në politikë.
Gjatë një emisioni televiziv, Beqa tha se edhe njerëzit më të afërt të Kurtit po e kuptojnë se ai nuk ka vepruar në përputhje me premtimet që ka dhënë ndër vite.
“Sot, fatmirësisht, edhe zyrtarët e Vetëvendosjes edhe njerëzit që e rrethojnë zotrin Kurti po e shohin që ai nuk është diçka në rregull, nuk po tregon diçka të sinqertë, sepse ato çka ka thënë nuk i ka vepruar”, deklaroi Beqa.
Ai shtoi se, sipas tij, rrugëtimi politik i Kurtit është ndërtuar mbi “kauza të rrejshme”, duke vlerësuar se ekziston një mospërputhje e madhe mes asaj që ka premtuar dhe asaj që ka realizuar në pushtet.
“Nëse e shohim rrugëtimin nga ka ardhur zoti Kurti dhe ku është tani, domethënë krejt ka ardhur me kauza të rrejshme”, u shpreh kandidati i PDK-së.