×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Beqa i PDK-së ia kujton Kurtit ‘të bëmat’ kundër Asociacionit: Ia ndryshoi imazhin Republikës

    Insajderi
    11 May 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtet brenda shtetit, kjo është mënyra se si deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa e sheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Beqa ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se për Asociacionin që tani ia ndërroi emrin në Vetëmenaxhim, ka djegur institucione, kanë ikur njerëz nga Kosova, e mbi të gjitha kanë vdekur si shkak i kësaj marrëveshje.

    “Për këtë Asociacioni që tani po i thotë Vetëmneaxhim z.Kurti i ka kallë institucionet e shtetit, ka humbur jetë të njerëzve, të qytetarëve të Kosovës, kanë ikë njerëz jashtë vendit duke e pa situatën, ja ka ndërruar imazhin e Republikës së Kosovës. Të njëjtën kohë vetëm ja ndërron emrin dhe thotë se është mirë situata e thotë që s’e pranojnë Asociacionin, por vetëmenaxhimin.”, deklaroi Beqa në “Politiko”.

    Draft-statutin e 2 majit, Beqa e ka cilësuar si diçka që do ta ndërrojë hartën e Kosovës.

    “Nëse e lexojmë Vetëmenaxhimin dhe atë draftin që ka qenë apo opinion i Gjykatës Kushtetuese është shumë më shumë se Asociacion. Ky po krijon shtet në shtet, autonomi për serbët në Republikë të Kosovës. Mendoj që draft-statutit të Asociacionit dhe problemi i Kishës Ortodokse e ndërron hartën e Kosovës në kuptimin e pamjes. Nuk mundesh me i ikë Kishës sepse e ke temë.”, tha ai.

    Së fundi, ai ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur shumë më herët të shkarkohet jo pasi ta bëjë punën e tij.

    Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë me 2 maj u takuan në Bruksel, ku u paraqitën dy draft-statute për krijimin e Asociacionit, njëri nga Ekipi Menaxhues që nuk u pranua nga Kosova dhe tjetri nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që e quajti draft-vizion, i cili ishte i bazuar në modelin kroat.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark