Shefi i Grupit Parlamentarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se rasti i vdekjes së Astrit Deharit është keqpërdorur në forma dhe mënyra të ndryshme.
“Shumë organizata të ndryshme kanë të drejtë të merren me këtë rast, mirëpo jo ta keqpërdorim atë”, tha Beqiri.
Beqiri deklaroi se LDK, nuk ka qenë kundër mbajtjes së seancës vetëm se kanë dashur të presin rezultatet e institucioneve kompetetente.
“Ne nuk kemi dashur që të bëhemi mjekë por kemi dashur ti ndjekim rrugët ligjore, për të zbuluar këtë rast. Nëse ne kemi nevojë për ndihmë atëherë ne duhet të kërkojmë ndihmë nga çdo kush, gjithashtu edhe nga ndërkombëtarët”, tha Beqiri.