Ana Kauri zbuloi të dielën në “Për’puthen Prime” se kishte vendosur që të largohej nga programi, pasi nuk e gjente më veten aty.
Pas largimit të saj nga reality show, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë në “Instagram”, ku ka mirëpritur pyetjet e ndryshme nga ana e tyre.
“Ishe dhe je më e mira e atyre që le brenda në “Për’puthen”, por bëre gabim që ike”, i shkruan dikush, duke i treguar se do ju mungojë fansave të saj.
Duke e falënderuar për vlerësimin, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i përgjigjet se nuk e gjente veten dhe se mori vendimin që të largohej.
“Shumë faleminderit. Pooor kur nuk e gjen dot veten është më mirë të largohesh dhe t’ia lësh atë mundësi dikujt tjetër”, i shkruan Ana.