Televizioni amerikan “CNN” ka marrë një vendim drastik duke shkarkuar komiken Keti Grifin pasi postoi një fotografi me kokën e presidentit Trump.
Grifin ka prezantuar program të Vitit të Ri në dhjetë vjetët e fundit në “CNN”.
Por pas publikimit të fotografisë, ajo është hasur me kritika të ashpra.
Presidenti Donald Trump është shprehur se komikes duhet t’i vijë turp nga vetja dhe se djali i tij i vogël, Barron, ishte frikësuar shumë kur kishte parë foton të qarkullonte në rrjetet sociale.
Grifin ka kërkuar publikisht falje dhe ka thënë se i është lutur fotografit Tajler Shilds që ta heqë nga interneti, por mesa duket kjo ishte e pamjaftueshme për t’i shpëtuar punën në “CNN”, armikun televiziv të Donald Trump.
Shumë përdorues të rrjeteve shoqërore kanë kërkuar që Grifin të arrestohet.