Insajderi
Insporti

Bëri sjellje të papranushme, FFK e suspendon me tri ndeshje Faruk Statovcin

Insajderi
19 March 2025 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bëri sjellje të papranushme, FFK e suspendon me tri ndeshje Faruk Statovcin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për dënimin e kryetrajnerit të KF “Rilindja 1974”, Faruk Statovci, pas sjelljeve të tij të papranueshme në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë, mes Trepçës dhe Rilindja 1974.

Sipas raportit të gjyqtarit dhe pamjeve, Statovci, i pakënaqur me vendimin për akordimin e një penalltie në favor të skuadrës vendase, hyri në fushë duke ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin kryesor.

Gjithashtu, ai u vërsul ndaj gjyqtarit të katër, të cilin e kërcënoi dhe ofendoi me fjalë të papranueshme.

Në bazë të Rregullores Disiplinore të FFK-së, konkretisht nenit 15, paragrafi 1, pika H, Statovci është dënuar me ndalim të ushtrimit të detyrës së tij për tri ndeshje zyrtare.

Po ashtu, bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C të së njëjtës rregullore, ai është dënuar me një gjobë prej 300 eurosh, e cila duhet të paguhet brenda tetë ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark