×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Berisha i kapet Remit pas mbështetjes ndaj Kurtit: Bashkë kundër kujt?

    Insajderi
    04 July 2023 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që në luftën e fundit ka qenë komandant i UÇK-së i është përgjigjur bashkë-luftëtarit të tij, Rrustemi Mustafës, i cili është rreshtuar me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Veriut.

    Ish-komandanti i UÇK-së, Remi ka deklaruar se “duhet të jemi të bashkuar në këtë situatë”.

    E Berisha e ka pyetur Remin se “bashkë kundër kujt”.

    ”Të bashkuar kundër kundrejt Remi, të bashkuar me Qeverinë kundër kujt. Nuk është Serbia atje, është Qeveria dhe qytetarët serbë. Kundër kujt, kundër vendeve të BE-së, SHBA-ve QUINT”, ka thënë Berisha në T7.

    “Atë jemi bashkë me kryeministrin që ta bëjmë me reformatizimin e dialogut, çdo vendim që ka marrë është tërhequr”, ka thënë deputeti opozitar.

    Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për qasjen të cilën është duke e ndjekur në veriun e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark