×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha i përgjigjet paralajmërimit për padi: Presidente, mirupafshim në gjyq!

    Insajderi
    09 January 2023 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se presidentja Vjosa Osmani Osmani dhe kabineti i saj janë të përfshirë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Osmani tha se qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës.

    Mirëpo, Berisha thotë se me atë u arrit marrëveshja për heqje të barrikadave në Veri të shtetit.

    “Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku.

    Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit.

    Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani?

    Presidente, mirupafshim në gjyq!”, ka shkruar Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark