×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha i reagon Lajçakut: Në rast lufte me Serbinë do të luftojmë edhe për Nishin, Korshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun

    Insajderi
    11 May 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ose do të ketë normalizim marrëdhëniesh ose luftë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova është e gatshme për luftë nëse i cenohet integriteti territorial, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun”, ka deklaruar Berisha.

    “Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat, si ju z.Lajçak!”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PDK-së.

    “Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shton ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark