Berisha kërkon ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha kërkon ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë

    Insajderi
    03 May 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare gjatë së cilës foli presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha kërkoi ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Ai kërkoi që ambasadori rus në Shqipëri të largohet, ndërsa ai shqiptar të tërhiqet nga Moska.

    “Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që e duan lirinë dhe besojnë te vlerat e saj. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë parlament për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet. Ajo që na turpëroi sot është qëndrimi i dyzyar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votohej për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, nga ana tjetër promovohet ideja ruso-serbe e Ballkanit të Hapur që i hap rrugë hegjemonisë serbe, influencës ruse në rajon. Shpallja e ftesës së Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni, vrasës, përdhunues…pasi kryejnë masakra të vinë e të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte fyerje e rëndë për Shqipërinë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark