Insajderi
Lajme

Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë, NISMA është për qeveri të opozitës

Insajderi
22 February 2025 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë, NISMA është për qeveri të opozitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjet e 9 shkurtit, Zafir Berisha ka reaguar pas intervistës së kreut të NISMA-së, Fatmir Limaj, i cili u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë: “Pasi të gjithë injorantët e shoqërisë tonë, dhe që nuk janë pakë, përfunduan duke shpifur edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raport me intervistën e fundit të Fatmir Limajt, po ja u përsëris me kompetencë atë që e kam thënë ‘TeFidani’ pas intervistës së Fatmirit: koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë (diskursin serb në Kosovë)!”

Po ashtu, ai ka folur edhe për bashkëpunimin me AAK-në:

  1. NISMA është për qeveri të opozitës.
  2. NISMA dhe AAK do të funksionojnë si një grup parlamentar në Kuvend.
  3. NISMA nuk mund t’ua çelikosë zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark