×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha nga Dibra: Rama në krahë të Vuçiç, kundra Kosovës

    Insajderi
    19 October 2021 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga ‘foltorja’ e mbajtur në Dibër, ish kryeministri Berisha tha se ringritja e PD-së është një interes jetik kombëtar.

    Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, se në bashkëpunim me Vuçiç, ka dalë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

    Berisha: Ringritja e PD-së është interes jetik kombëtar. Çfarë ka ndodhur këto tetë vite, pa diskutim ylli ynë polar duhet të ishte integrimi në BE, nordi ynë duhet të ishte ecja drejt BE, e kundërta ka ndodhur, Edi Rama u lidh në një mënyrë prevasali me Vuçiç, dhe në vend të nismave europiane ndërmori nismat e Vuçiçit dhe Serbisë, u angazhua në mënyrë antikombëtare në projektin për ndarjen e Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Ne s’jemi kurrë që Shqipëria të bëhet një fasadë e Vuçiçit, i cili është po aq i verbër, i ligë dhe kriminel sa padroni i tij Millosheviç. Një njeri që nuk njeh gjenocidin e Srebenicës, një njeri që nuk njeh gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve që mohon masakra. Së bashku me të këto iso mban Rama, refuzon rezolutën për gjenocidin. Po pse duhet të insistojmë që Beogradi të njohë genoçidin, sepse është i gatshëm të kryejë të tjera nëse s’merr përgjegjësi për ato që ka kryer.

    Top Channel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark